Dedaj kërkon që Kosova të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për vdekjet në aksidente

Dedaj kërkon që Kosova të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për vdekjet në aksidente

09 korrik 2018 20:31

Nol Dedaj, ekspert i trafikut, ka kërkuar që në Kosovë të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të numrit të madh të vdekjeve nga aksidentet.

Edhe pse ka pasur rënie të numrit të aksidenteve në periudhën janar – qershor 2018 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar, numri i fataliteteve nuk ka rënie të madhe. Për 6 muaj, sivjet vdiqën 52 persona në 41 aksidente fatale, në krahasim me 54 viktima të vitit të shkuar, në 51 aksidente.

Në Puls të KTV-së, Dedaj ka thënë se në Kosovë është situatë e rëndë për shkak të këtyre aksidenteve fatale.

Ai ka kritikuar institucionet për punë të dobët në sinjalizimet në rrugë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme