Shteti inkasoi gati 3 milionë euro nga gjobat sivjet, dyfish më shumë se vitin e shkuar

Shteti inkasoi gati 3 milionë euro nga gjobat sivjet, dyfish më shumë se vitin e shkuar

09 korrik 2018 20:24

Për 6 muajt e parë të vitit 2018, Kosova ka inkasuar gati tre milionë euro nga gjobat e shqiptuara në trafik.

Sipas Divizionit për Komunikacion në Policinë e Kosovës, për 6 muajt e parë të këtij viti janë shqiptuar 184801 gjoba, që kanë ndikuar në inkasimin e 2.86 milionë eurove.

Samedin Mehmeti, drejtor i këtij Divizioni, ka thënë në Puls të KTV-së, se kjo shifër është 88 për qind më e lartë se ajo e vitit të shkuar për periudhën e njëjtë.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se për gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë konfiskuar 2822 patentë shoferë për periudhën tremujore deri në dyvjeçare.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme