Arbëri

Odën e Mjekëve e shqetëson ikja e punëtorëve shëndetësorë nga Kosova

Ka vite që më shumë se 100 stomatologë kanë kryer specializimin, por atyre asnjëherë nuk iu dha mundësia që të punojnë si mjekë.

Ata thonë se si shkak i një udhëzimi administrativ, ata mbetën jashtë institucioneve publike.

E zgjidhja e vetme për këta specialistë thonë të jetë gjetja e një vendi të punës jashtë Kosovës.

Shumica prej tyre tashmë kanë nisur procedurat që ta gjejnë një vend pune jashtë.

E, stomatologët nuk janë të vetmit mjekë që po tentojnë të dalin jashtë Kosovës për të siguruar një vend të punës.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë përmes një përgjigje të shkurtër ka thënë se udhëzimi administrativ “Organizimi, struktura, përcaktimi i shërbimeve, i veprimtarisë në kujdesin parësor shëndetësor” , është në procedurë të plotësim-ndryshimit.

Sipas kësaj ministrie, do të adresohen të gjitha çështjet, që lidhen me shërbimet shëndetësore.

Kjo ministri ka thënë se gjatë ditëve në vazhdim do të japë përgjigje lidhur me shqetësimet e ngritura për ikjen e mjekëve nga Kosova.