Veseli fajëson Mustafën për mundësinë që amnistia e krimeve të luftës të futet si temë në dialog Foto nga arkivi / Koha

Veseli fajëson Mustafën për mundësinë që amnistia e krimeve të luftës të futet si temë në dialog

09 korrik 2018 19:11

Kundërshtimi i partisë së Isa Mustafës që presidenti Hashim Thaçi të jetë udhëheqës i fazës finale të dialogut me Serbinë, e ka nervozuar ish-bashkëpartiakun e presidentit, Kadri Veselin.

Kryetari i Kuvendit, Veseli, ka hedhur kritika të shumta ndaj opozitës, e në veçanti ndaj LDK-së, duke thënë se për inate politike kjo parti po e mban peng dialogun.

Ky veprim, sipas Veselit, do t’i shkaktojë dëme të mëdha Kosovës, raporton KTV.

Ai ka thënë se opozita po humb kohë duke u marrë se kush duhet të jetë i pari.

I pyetur për mundësinë që në dialog të mund të futet si temë edhe amnistia e krimeve të luftës, kryekuvendari edhe këtë çështje e ka lidhur me LDK-në.

Ai i ka bërë thirrje opozitës për konsensus politik, pasi, sipas tij, vetëm kështu të bashkuar Kosova do të dalë fituese në të gjitha proceset që e presin vendin.

Nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk lëkunden nga qëndrimi i tyre.

Hoti ka thënë se shumë shpejt do ta thërrasin një tryezë politike për të treguar se nuk ka konsensus politik për dialogun, e hapi i dytë, sipas tij, do të jetë inicimi i mocionit të mosbesimit ndaj këtij pushteti.

Shoqëria Civile ka thënë se opozita duhet të dalë me një plan konkret se kush mendon që do të duhej të udhëhiqte me dialogun për ta arritur një konsensus të përbashkët në mënyrë që mos të ketë vonesa të tjera.

Ndërkaq për çështjen e amnistisë së krimeve të kryera të Serbisë gjatë luftës në Kosovë, Demhasaj ka thënë se askush nuk ka të drejtë të arrijë marrëveshje për një gjë të tillë.

E kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se është befasi për të pyetja se amnistia për krime lufte mund të jetë pjesë e bisedimeve për Serbinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme