Arbëri

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit në Prishtinë më 20-21 prill

Descriptive Text

Bëhet e ditur se Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit 2017 hap dyert për edicionin e saj të 14-të, më 20-21 prill 2017, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, duke shënuar kështu fillimin e sezonit të ri turistik, përmes një atmosfere festive për profesionistët dhe pasionantët e turizmit dhe sportit.

Si e tillë, kjo ngjarje e organizuar vazhdon të jetë aktiviteti më i rëndësishëm për promovim të turizmit të vendit dhe të rajonit, duke plotësuar kështu jo vetëm standarde ndërkombëtare të organizimit, por edhe duke sjellë gjithnjë risi, si për biznese ashtu edhe për vizitorë.

Ky event mbetet platforma kryesore e rritjes së biznesit, pozicionimit të brendit tuaj në industri, si dhe takimit me klientë dhe partnerë të rinj.

Çka do të ekspozohet në Panair të Turizmit dhe Sportit ? Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit do të ekspozohen pika të reja turistike të shumta të cilat prezantohen përveç nga Kosova edhe nga agjencitë kombëtare te turizmit nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova Lindore dhe më gjerë, përmes komunave/bashkive përkatëse.

Përmes agjencive turistike të shumta dhe organizatorëve të udhëtimeve prezantohen po ashtu : hotele, rezorte, restorante, komplekse turistike, kompani qe ofrojnë turizëm shëndetësor, malor, aventurier (sporte alpine, ngjitje, hiking), blerës, institucione kulturore, qendra rekreative dhe pajisje, etj.