Arbëri

Maratona e seancave konstituive të Kuvendit të Maqedonisë, sot dita e nëntë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të vazhdojë seanca konstitutive, në të cilën duhet debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Deputetët sot, ditën e nëntë me radhë, do të debatojnë për propozimin për përbërjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, që është parakusht për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit.

Në Komision, VMRO-DPMNE do të përfaqësohet me gjashtë anëtarë, LSDM do të ketë pesë, ndërsa BDI dhe BESA nga një anëtar.

Seanca konstituive kuvendore filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre për shkak se nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Dhomës Ligjdhënëse.

Në rend dite të seancës është edhe përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.