Arbëri

Komisioni “joserioz” vazhdon t’i mbajë mbledhjet e mbyllura

Edhe një mbledhje e Komisionit parlamentar për stabilizim–asociim është mbajtur pa praninë e mediave. Ato janë lejuar të marrin pamje në minutat e parë të takimit, siç ka qenë paralajmëruar në njoftimin për takimin në ueb faqen e Kuvendit të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë mbledhje kanë raportuar katër ministra, ajo e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ministrja për Integrime Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ajo e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Një mbledhje pa praninë e mediave, ku kanë raportuar ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, i njëjti komision e ka zhvilluar edhe të hënën e kësaj jave.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)