Arbëri

Vjet Kosovën e braktisen 11, 475 veta

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj prezantoi para Komisionit Parlamentar avancimin me implementimin e MSA-së progresin në kuadër të liberalizimit të vizave, zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave, dhe për qasjen e Kosovës në programet e BE-së, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Komisioni Evropian ka konfirmuar progresin e arritur në kuadër të përmbushjes së kriterit për luftimin e korrupsionit. Në kuadër të këtij progresi vlen të përmendet që numri i azilkërkuesve ka rënë për 500% nga 72,491 në vitin 2015, në 11,475 në 2016. Ndërsa numri i përfituesve nga Fondi i Riintegrimit është rritur për 100% nga 2,912 në vitin 2015 në 5,786 në 2016.

Në nëntor është lansuar Agjenda Evropiane e Reformave, e cila përmban 22 prioritetet kyçe që duhet përmbushur në vitin 2017 në këto fusha: në qeverisjen e mirë dhe sundimit të ligjit, konkurrueshmerinë dhe klimën e investimeve, në punësim dhe arsimim.

Ahmetaj njoftoi pjesëmarrësit se pas takimit të parë të Këshillit të Stabilizim-Asociimit në nëntor 2016, është lansuar raundi i parë i takimeve të strukturave të MSA-së dhe deri në fund të vitit do të mbahen takime të tjera me komitetet e MSA-së.

Në këtë takim u diskutua edhe për Instrumentin Para Anëtarësimit (IPA). MIE ka finalizuar programimin e IPA 2016 (pjesa e parë) në vlerë totale prej 45.5 milionë euro dhe se momentalisht negociatat janë duke vazhduar për mbështetje direkte buxhetore nga fondet e BE-së në sektorin e administratës publike në vlerë prej 25 milion euro si pjesë e marrëveshjes financiare për IPA 2016.