Arbëri

Qeveria ndan 30 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit

Foto: Alban Bujari / Koha

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur ka ndarë 30 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit.

Këto para do të shkojnë për mbulimin e shpenzimeve për trajtimin mjekësor të tij.

Ai vuan nga një sëmundje e rëndë, transmeton KP.

Në mbledhjen e Qeverisë u bë e ditur se kjo shumë e parave do të merret nga rezervat e shtetit.

Të njëjtën shumë, për Bukoshin e kanë ndarë edhe vitin e kaluar.