Arbëri

Sot vranët e shi në Kosovë

Foto: Alban Bujari / Koha

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 13C, e maksimalet nga 17C deri në 23C.

26.06-27.06 - Mot më i ftohtë, kryesisht i vranët, e kohë pas kohe me reshje shiu.

28.06-29.06 - Mot kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me shi. Pasdite reshjet mund të shoqërohen edhe me bubullimë.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-13m/s. Shtypja atmosferike, gradualisht do të zbres nën vlera normale, transmeton KP.