Arbëri

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore shkon në 24.3 milionë euro

Descriptive Text

Në fund të javës së kaluar vlera e përgjithshme e kredive të miratuara nga bankat partnere ka arritur vlerën 50 milionë euro, ndërsa vlera e garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ka arritur në 24.3 milionë euro shpërndarë ne 1,363 kredi.

“Një rezultat i tillë i përcjell me efektet pozitive për ndërmarrësinë dhe ekonominë si: qasje në financa, investime të reja, rritje e qarkullimit, mbajtje apo rritje e punësimit, dëshmojnë atributin e Fondit si një hallkë e rëndësishme në zingjirin e zhvillimit ekonomik.”, thuhet në një komunikatë nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore.

Fondi tashmë ka arritur marrëveshje me pothuaj të gjitha bankat në Kosovë, duke përfshirë Bankën Ekonomike, Bankën Kombëtare Tregtare, Bankën për Biznes, NLB Bank, ProCredit Bank, Raiffaisen Bank dhe TEB Bank.