Arbëri

MPMS dhe ASB gjermane me memorandum për rritje të përkrahjes sociale

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Organizata Gjermane “Arbeiter-Samariter-Bund (ASB)” nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit në kuadër të implementimit të projektit “Iniciativa për Dimension Social të Integrimit Evropian” për Ballkanin Perëndimor.

Spas komunikatës për media, marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, dhe drejtori i ASB-së për Evropën Juglindore, Emir Bojaxhiq.

Qëllimi i këtij memorandumi është avancimi i sistemit të mbrojtjes sociale dhe ngritja e kapaciteteve të qeverive lokale, si dhe përkrahja e grupeve të ndryshme sociale, nëpërmjet implementimit të projektit “Iniciativat për Dimension Social”.

ASB dhe MPMS kanë nënshkruar një marrëveshje gjatë muajit mars të këtij vit për stabilitet socio-ekonomik të komuniteteve etnike pakicë dhe shumicë.

Ministri Reçica shprehi gatishmërinë e tij dhe të MPMS-së për të bashkëpunuar me organizatën ASB, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës dhe në kuadër të kësaj falënderoi z.Bojaxhiq për përkrahjen që organizata po i jep Kosovës në këtë pikë.

Reçica tha se MPMS do të përbushë të gjitha obligimet e nevojshme në bazë të memorandumit të nënshkruar që kanë të bëjnë me selektimin e disa komunave që ballafaqohen me probleme më të mëdha në fushën sociale ku do të implementohen projektet e ASB-së.