Arbëri

Në UP u diskutuan sfidat nga Plani Strategjik 2017 – 2019

Descriptive Text

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” organizoi një punëtori dyditore me menaxhmentin qendror dhe dekanët e njësive akademike, qëllim të vlerësimit të progresit të zbatimin të Planit Strategjik 2017 – 2019 (PSUP).

Kjo punëtori u fokusua në progresin dhe sfidat drejt implementimit të këtij plani deri në gjysmën e kohëzgjatjes së tij që nga aprovimi i këtij dokumenti, si dhe në sfidat që e presin UP-në në gjysmën e dytë të zbatimit të PSUP-së.

Gjatë punëtorisë në fjalë u paraqiten nismat e shumta në drejtim të ngritjes së cilësisë, ngritjes së mbështetjes në fushën e kërkimit dhe hulumtimit, lidhjen e programeve me tregun e punës, e të tjera nisma. Gjithashtu, u paraqitën sfida të shumta, e sidomos ato që lidhen me decentralizimin e njësive akademike, digjitalizimin e sistemeve financiare dhe prokurimin, avancimin e sistemeve të raportimit online dhe në kohë të mbajtjes së ligjëratave dhe pjesëmarrjes së studentëve, lansimin e E-Bibliotekës në mënyrë që t’iu ofrohet studentëve qasje më e lehtë në zhvillimet e fundit. Ndërkaq, sfida kryesore ishte të punohet më tepër në gjetjen e modalitetit të qëndrueshmërisë financiare të Universitetit.

Në përfundim të kësaj punëtorie u themelua një grup punues, i cili paraqiti konkluzionet nga ky takim dhe rekomandimet për veprim në pjesën e dytë të zbatimit të PSUP 2017-19.