Arbëri

Murati: Të punojmë për ta çuar përpara amanetin e dëshmorëve

Descriptive Text

Ministri i Diasporës, Valon Murati thotë se shqiptarët në diasporë jo rrallëherë kanë kontribuar në çështje të ndryshme për Kosovën.

Sipas tij, tani është koha që të punojmë për të çuar përpara amanetin e dëshmorëve, dhe për ta bërë Kosovën ashtu siç kemi dashur.

“Së bashku me ambasadoret Teuta Sahatqija dhe Besiana Kadare për nder të pavarësisë së Kosovës me të 17-in morëm pjesë në manifestimin e organizuar nga “Vatra” ndërsa me të 18-in në manifestimin e organizuar nga asamblisti Mark Gjonaj dhe 17 shoqata te shqiptaro-amerikanëve”, ka bërë të ditur Murati.

Ministri i Diasporës tha se në të gjitha këto takime e ka theksuar rëndësinë e diasporës shqiptare për çështjen shqiptare duke u nisur në ndihmën për pavarësinë e Shqipërisë e deri tek puna e palodhshme për të hapur rrugët e politikës amerikane për lirinë e Kosovës, për të ndihmuar financiarisht dhe politikisht si dhe në fund për të ardhur e luftuar për çlirim përmes Batalionit “Atlantiku” në radhët e UÇK-së duke dhëne tre dëshmore, vëllezërit Bytyqi.

“Gjithashtu i ftova, që bashkërisht të vazhdojmë të punojmë për ta çuar amanetin e dëshmoreve në vend dhe për ta bërë Kosovën ashtu siç e kemi menduar dhe dëshiruar te gjithë. Falënderova edhe popullin amerikan që qëndroi përkrah nesh në kohërat më të vështira”, u shpreh ministri Murati.