Arbëri

Në Prizren e në Shkup festohet për fitoren e Erdoganit

Qindra qytetarë kanë dalë nëpër rrugët e Prizrenit për të festuar fitoren pa balotazh të presidentit të Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan.

Ata po valjvojnë flamujt të Turqisë, të Kosovës dhe atë kombëtar shqiptar dhe janë mbledhur kryesisht para Konsullatës Turke në Prizren. Qytetarë të tjerë po i bien borive të makinave dhe po enden në rrugët e qytetit.

Erdogan fitoi në zgjedhjet presidenciale që janë mbajtur sot në Turqi, me më shumë se 50 për qind, duke mos pasur nevojë fare për rundin e dytë të zgjedhjeve.

Mësohet se festë për Erdoganin ka pasur edhe në Shkup të Maqedonisë.

Gjatë fushatës, Erdogan kishte përmendur edhe Kosovën e Bosnjën. “Nuk ka ndarje këtu. Këtu ka vetëm unitet. Këtu ekziston vetëm një komb. Ne jemi 80 milionë turq, kurdë, lazë, çerkezë, gjeorgjianë, romë, boshnjakë dhe shqiptarë”, kishte thënë ai në qytetin turk, Bursa.