Shqiptari 24 vjeç së shpejti hap restorantin e tij të tretë në Milano

Shqiptari 24 vjeç së shpejti hap restorantin e tij të tretë në Milano

24 qershor 2018 19:54

Bleri Dervishi ishte personazhi tjetër i emisionit “Jeta” në KTV.

Me prejardhje nga Korça, kur ishte katër vjeç familja e tij do të migronte në Itali.

Ishte 11 vjeç kur filloi të punonte si pjata larës, ndërsa sot është 24 vjeç dhe pasion ka kuzhinën.

Para tre vjetëve doli fitues në MasterChef Albania 2, si dhe në të njëjtin vit arriti të bëhej pjesë e restorantit me 3 yje Michelin.

Në shkurt të këtij viti hapi restorantin e tij të parë në njërën prej lagjeve të pëlqyera të Milanos, Naviglio Grande.

Shumë shpejtë do të hapë edhe të tretin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme