Krasniqi: Kosova ka parë çfarë i sjellin partitë fisnore e të individëve që paguajnë me para të shtetit libra për lavde Foto ilustrim

Krasniqi: Kosova ka parë çfarë i sjellin partitë fisnore e të individëve që paguajnë me para të shtetit libra për lavde

24 qershor 2018 17:04

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakupi Krasniqi, tha se rruga e Nisma ngjallë optimizëm e shpresë te qytetarët.

Sipas tij, Kosova deri më tash ka parë se çfarë sjellin partitë fisnore e personale, derisa shtoi se puna e socialdemokratëve është garancia më e mirë për të krijuar perspektivë për kombin dhe shtetin e Kosovës.

“Një çështje që i ka shkaktuar probleme politikës sonë ka qenë mania për të kërkuar e thurur lavde, bile dhe porositur e shkruar libra me lavde e himne himnizuese me paratë e publikut. Para 550 viteve Skënderbeu i porosiste pasardhësit: ‘Poetëve që do të ju thurin vargje, për t’ju bindur se jeni më i madhi, më bujari, më i mrekullueshmi, luftëtari më i madh ndër të gjithë mbretërit, u dërgoni në këmbim një copë letër, bojë dhe një pendë nga një oborrtar i panjohur, me urdhrin për të dëshmuar të vërtetën e asaj që shkruajnë’. Kjo thënie tingëllon më shumë se aktuale edhe sot”, tha Krasniqi.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës po ashtu tha se programi i Nismës Socialdemokrate është i hapur dhe kërkon të plotësohet nga drejtuesit e saj politik.

Nisma Socialdemokrate, sipas tij, dëshiron që së bashku me qytetarët të konsolidojë një rrugë të re për Kosovën.

Ndryshe, Nisma Socialdemokrate ka mbajtur Kuvendin e dytë të punës.

Komentet

ardian25/06/2018 14:20

Mirë e paske identifiku të keqen e këtij shteti, por kjo nuk mjafton për ta luftuar të keqen. Pse nuk po i fton qytetarët për protesta të hapura kundër kësaj të keqe!?

Shto koment

Të ngjashme