Arbëri

ASK: Qeveria ka shpenzuar mbi 400 milionë euro për tre muaj

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore.

Aty thuhet se shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për tre mujorin e parë të 2018-ës, ishte 408.5 milionë euro.

“Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM1 2018)”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

Tutje thuhet se pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 63% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

“Në tre mujorin e parë të 2018-ës, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 413.5 milionë Euro”, thuhet tutje.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve (35%), kontributet sociale dhe përfitimet (27%), formimi i kapitalit bruto (18%), dhe konsumi i ndërmjetëm (10%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.