Arbëri

Mitchel: SHBA-ja bashkëpunon me BE-në rreth Kosovës e Serbisë

Foto: Koha

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje europiane dhe aziatike, Wess Mitchel, ka thënë se e SHBA-ja dhe BE-ja qëllim të përbashkët kanë Ballkanin e reformuar në rrugën Unionit, transmeton Koha.net.

Michell dje në Bruksel ka theksuar, përcjell n1, se përkundër dallimeve në mendim, BE-ja dhe SHBA-ja kanë shumë gjëra të përbashkëta.

Ai e ka fajësuar Rusinë e për aneksimin e Krimesë.

Mitchell ka nënvizuar se SHBA-ja bashkëpunon me BE-në rreth Serbisë e Kosovës, ashtu si dhe rreth Bosnjë e Hercegovinës dhe se diplomatët amerikanë kanë kaluar orë të tëra në telefon kolegët europianë duke ndërmjetësuar në kontestin rreth emrit Maqedonisë ndërmjet Athinës e Shkupit.