Arbëri

Haradinaj: Komuniteti Egjiptian pjesë e proceseve shtetndërtuese

Kryeministri Ramush Haradinaj, priti përfaqësues të komunitetit egjiptian, të kryesuar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, si dhe përfaqësues nga shteti Egjiptian, të kryesuar nga Zahi Hawass, ish-ministër i Shtetit për çështje të antikiteteve, ambasador i OKB-së për trashëgimi globale, njofton kumtesa.

Në takim Haradinaj përgëzoi komunitetit egjiptian në Kosovë për ditën e tyre dhe tha se Kosova respekton diversitetin kulturor, etnik, fetar, dhe këtë e konsideron pasuri të vetën të veçantë.

Ai tha se ky komunitet ka qenë i përkushtuar që nga paslufta për ndërtimin e institucioneve të Kosovës, si dhe pjesë e të gjitha proceseve shtetndërtuese.

Në fund të ceremonisë, përfaqësuesit e komunitetit egjiptian, në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë nga kryeministri Haradinaj për këtë komunitet, i dhuruan mirënjohje.