Arbëri

Në Shqipëri sot sërish priten reshje shiu

Moti në Shqipëri vijon të jetë i paqëndrueshëm edhe gjatë ditëve në vijim.

Sot, e premte, sërish priten reshje në pjesën e dytë të ditës.

Sipas MeteoAlb kthjellimet dominojnë thuajse të gjithë vendin deri në mesditë kur vranësirat shfaqen në veri dhe zonat Lindore.

Pjesa e dytë e ditës vijon kryesisht e kthjellët në pjesën më të madhe të vendit por vranësira lokale dhe shira të izoluar do të ketë në veri – verilindje dhe më pak shira në zonat Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 1 – 2°C gjatë orëve të mëngjesit por edhe mesditës duke variuar nga 13 në 30 – 31°C.

Era do fryjë mesatare por mbrëmja forcon erën në veriperëndim ku shpejtësi pritet të shkojë mbi 55 km/h nga verilindja duke krijuar në Jug dallgëzim 2 ballë por mbi 3 ballë, dallgët në Velipojë, Shëngjini.