Arbëri

Kosova llogaritet me potencial të mirë për prodhim të energjisë solare dhe me erë, kritikohet Qeveria

Visar Aliu merret me përpunimin dhe eksportimin e frutave të malit në tregjet evropiane, kryesisht të mjedrave.

Ai tash e 4 vjet ka vendosur në pullazet e fabrikës së tij panele solare, që mundësojnë prodhimin e energjisë nga dielli.

40 kilovatët e energjisë së pastër thotë se ia kanë zvogëluar edhe shpenzimet për energji.

Ndërsa, Visar Kelmendi, me kompaninë e tij, thotë se ka vendosur në shumë biznese panele solare, që prodhojnë deri në 800 kilovatë energji të pastër.

Shoqëria civile e kritikon Qeverinë e Kosovës se po bën pak për të stimuluar rritjen prodhimit të energjisë diellore dhe të erës.

KOSID vlerëson se Kosova ka kapacitet të mirë për energji alternative, përveç asaj nga qymyri.

KTV-ja ka kërkuar përgjigje për këtë edhe nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, por nuk është deklaruar askush, me arsyen se ministri Valdrin Lluka ndodhet jashtë vendit.

Sipas KOSID-it, Kosova prodhon vetëm 0.6 megavat energji solare dhe 1.35 megavat energji nga era.