Arifi - BE-së: Mos u merr me paga por me marrëveshjet që vetë keni garantuar

Arifi - BE-së: Mos u merr me paga por me marrëveshjet që vetë keni garantuar

21 qershor 2018 16:30

Shefi i stafit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Avni Arifi ka komentuar vendimin e Qeverisë për ngritjen e pagave.

Ai thotë se vendimi është legal e legjitim.

shumë reagimeve nëse vendimi duhet të zbatohet, Arifi i është përgjigjur edhe shefes së BE-së në Kosovës, Natalya Apostolova, duke i thënë që sa merret me paga më mirë është të merret me marrëveshjet e dialogut me Serbinë.

Apostolova: Të tërhiqet vendimi për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar

Arifi kujton që për vendimin për pagat është përgjigjur edhe Kushtetuesja.

“BE do të ishte mirë që në vend të sfidimit të vendimeve të tilla nga fusha e përgjegjësive qeverisëse, të sigurojë implementimin e marrëveshjeve që vet i ka garantuar, siç është marrëveshja për energjinë. Nëse sipas ekspertëve, Kosova në vit i humbë 25 milionë euro si pasojë e moszbatimit të marrëveshjes për energjinë, atëherë që nga viti 2013 Kosova i ka humbë 150 milionë euro. Zyra e BE- së në Kosovë, sot, duke komentuar pagat e zyrtarëve qeveritarë, e pati gabim. Kosova ndihmohet duke implementuar marrëveshjen e garantuar për energjinë dhe jo duke dhënë vlerësime për vendime legjitime politike gati si parti politike që synon sukses elektoral zgjedhor”, thotë Arifi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Kushtrim22/06/2018 13:32

Kur i prek n’gjep thojnë:”mos u merr me pagat” Kur ju konvenon (madje edhe ne disfavor te Kosoves):”BE-ja po na thot, skemi qare”

Shto koment

Të ngjashme