Arbëri

Liberia merr falënderime nga Serbia për “tërheqje të njohjes” së Kosovës

Descriptive Text

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë Maja Gojkoviq është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Liberisë Gbezongaro Miltono Findli dhe e ka falënderuar Liberinë për vendimin që të tërhiqet njohja e pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Maja Gojkoviq, siç njofton FoNet, ka theksuar se me këtë vepër Liberi u është bashkuar vendeve mike që e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës duke shtuar s ky hap është me shumë rëndësi për procesin e dialogut.

Për tërheqje të njohjes deri në përfundimin e dialogut, dje në Beograd kishte njoftuar shefi i diplomacisë së Liberisë.

Lexo edhe: Sa do të zgjasë tërheqja e njohjes së Kosovës nga Liberia