Arbëri

Dittmann: BE-ja do marrëdhënie të mira me fqinjët, edhe të Serbisë me Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi Axel Dittmann ka thënë sot në Beograd se vendi i tij e përkrah takimin e kryetarit serb me dhe kryetarit të Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi të dielën në Bruksel, sepse zgjidhja e marrëdhënieve ndërmjet fqinjëve, krahas kushteve të tjera, është kërkesë e Bashkimit Europian ndaj Serbisë, transmeton Koha.net.

"Për Bashkimin Europian janë shumë të rëndësishme marrëdhëniet me fqinjët, nuk duam konflikt dhe përpiqemi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Ky dialog më së shumti është i rëndësishëm për njerëzit që jetojnë në Kosovë, prandaj Bashkim i Europian përkrah të dy pakët në dialog,”, citon n1 të ketë thënë Dittmann.

Duke u përgjigjur në pyetjen për mundësinë që negociatori special Federica Mogherini të zëvendësohet me një negociator tjerët, Dittmann tha se kjo nuk është e vërtetë.

"Nuk është e vërtetë që Gjermania ka kërkuar zëvendësimin e e negociatorit special, dialogu është organizuar nga Bashkimi Europain dhe Federica Mogherini. Ajo personaliteti kyç dhe përfaqësuesja e BE-së”, është përgjigjur Dittmann.