Arbëri

Mbledhjet e Bordit të Akreditimit pritet të monitorohen nga deputetët

Mbledhjet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim shumë shpejt mund të monitorohen nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë propozim e ka dhënë të mërkurën anëtarja e Komisionit parlamentar për arsim nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu.

Ajo në mbledhjen e këtij komisioni ka kërkuar që t’i dërgojnë një shkresë Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për t’i kërkuar që t’i njoftojnë me orarin e mbledhjeve të tyre.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)