Arbëri

Media serbe: Gjermania do përfaqësues special për dialogun Kosovë-Serbi

Derisa pritet vazhdimi i dialogut në Bruksel, Gjermania ka propozimin që në vend të shefes së diplomacisë së BE-së Federica Mogherini negociata t’i udhëheqë përfaqësuesi special i Unionit, merr ves gazeta Beogradit "Blic", siç thotë duke u thirrur në burime të veta.

“Gjermani dëshiron që në dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës rolin ta marrë edhe përfaqësuesi special i BE-së të cilin do ta emëronte shefja e diplomacisë e Bashkimit Europian Federica Mogherini. Arsye për këtë përmendet se Mogherini në të njëjtën kohë merret me shumë punë dhe nuk ka mjaft kohë t’i kushtoj vëmendje dialogut”, thotë burimi i kësaj gazete, transmeton Koha.net

Duke komentuar zhvillimet rreth dialogut, drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjiq ka thënë se në periudhën e ardhshme në dialog me siguri do të përfshihen SHBA-ja dhe Gjermania.