Arbëri

Jovanoviq: Serbia po kapitullon për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (Demokratska stranka Srbije - DSS) Milosh Jovanoviq ka vlerësuar sot se deklarata e kryeministres serbe Ana Bërnabiq se Kosova ka qenë Serbi, “është skandaloze, e turpshme dhe e absolutisht e papranueshme", transmeton Koha.net.

Jovanoviq, siç thotë kumtesa e kësaj partie të cilën e përcjell FoNet, ka thënë se me këtë deklaratë Ana Bërnabiq vetëm konfirmon se nuk është e denjë për funksionin ku u gjend, por edhe Qeveria të cilën ajo e udhëheq është e gatshme për kapitullim e jo për kompromis.

Ana Bërnabiq për një medium gjerman kishte thënë se nëse edhe më tej insistohet që Kosova të jetë pjesë e Serbisë, atëherë nuk do të ketë kompromis.


Lexo edhe: Bërnabiq: Trajtimi i Kosovës pjesë të Serbisë, nuk do të ishte kompromis