Arbëri

Pacolli në Vjenë përmend ndihmën e Austrisë për Kosovën

Descriptive Text

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka arritur për vizitë në’ Vjenë dhe atje prit nga homologia austriake Karin Kneissel, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Me këtë rast është vlerësuar bashkëpunimi i shkëlqyeshëm në mes dy vendeve, ndërsa është theksuar edhe miqësia historike në mes dy popujve.

“Ne, shikojmë përpara tek Presidenca austriake e Këshillit Evropian dhe rolin Tuaj, që të sillni Ballkanin Perëndimor brenda agjendës së BE-së; në veçanti në lidhje me liberalizimin e vizave dhe shpresojmë që BE-ja do të merr një vendim gjatë Presidencës tuaj“, ka thënë ministri i Jashtëm Pacolli.

Pacolli do ta vizitojë Mbretërinë e Holandës