Sa persona kanë aplikuar për statusin e dhunimit seksual gjatë luftës

19 qershor 2018 19:19

Afër 600 persona të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë tashmë kanë aplikuar për njohjen e statusit të tyre, raporton KTV.

Në këtë mes ka edhe burra. Komisioni ka shqyrtuar dhe trajtuar 218 lëndë, me ç’rast 113 prej tyre kanë fituar statusin, ndërsa 85 rasteve u është refuzuar.

Ata nuk kanë dhënë fakte të mjaftueshme për ta dëshmuar pretendimin e tyre, por të njëjtit kanë të drejtë ankese. 45 persona tashmë kanë nisur të marrin pensionin prej 230 eurosh.

Ndërkaq, në Prishtinë, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikte, përmes marshit, u lansua fushata “Bëhu zëri im”.

Këtij marshi iu bashkuan shumë qytetarë.

Presidenti Hashim Thaçi e thotë i sigurt se Serbia do të japë llogari për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Sidoqoftë, procesi i verifikimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë do të zgjasë pesë vjet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme