Arbëri

Britania vazhdon mbështetjen për Kosovën

Ministri i Financave, Bedri Hamza, është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet në fushën e financave publike në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018.

Sipas njoftimit nga MF, Hamza e ka njoftuar ambasadorin britanik për progresin dhe të arriturat në këtë ministri, për trendin pozitiv të të hyrave dhe nivelin e shpenzimeve buxhetore, Buxhetin e shtetit dhe për stabilitetin makro fiskal në përgjithësi.

Në anën tjetër, O’Connell ka shprehur gatishmërinë e Britanisë për të vazhduar mbështetjen dhe bashkëpunimin me Kosovën në realizimin e planeve strategjike në fushën e financave.