Arbëri

Sipas Beogradit, Thaçi e Vuçiqi ritakohen më 24 qershor në Bruksel

Descriptive Text

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohen të dielën, më 24 qershor, në një rund të ri të dialogut në Bruksel, i është konfirmuar Radio Televizionit publik të Serbisë, transmeton Koha.net.

Siç citohen burime nga Shërbimi Europian për Politikë të Jashtme, dy presidentët në takimin e ri do të duhej të bisedonin në radhë të parë rreth arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa zbatimi i marrëveshjeve tashmë të arritura do të jenë në radhë të dytë të agjendës.

Dialogu në nivel të lartë politik ndërmjet presidentëve Aleksandar Vuçiq e Hashim Thaçi për herë të fundit u zhvillua më 23 mars, në Bruksel.

Edhe me atë rast u bisedua për marrëveshje gjithëpërfshirëse, por presidenti i Serbisë më së shumti kishte insistuar pikërisht për formimin e Bashkësisë (Asociacionit) së Komunave Serbe. Pas tri ditësh ndodhi arrestimi i Marko Gjuriqit, drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, për pasojë një ftohje e re marrëdhëniesh në relacionin Beograd-Prishtinë, thekson RTS, transmeton Koha.net.

Para se të takohen të dy presidentët, të premten e të shtunën, do të duhej të mbahej një rund i bisedimeve teknike midis delegacionit të Beogradit e të Prishtinës, raporton RTS.