Kritikohen privilegjet e pushtetarëve të Kosovës, janë më të mëdhatë në rajon

08 mars 2018 08:41

Në kohën kur 20 për qind e popullatës në Kosovë jeton me më pak se dy euro në ditë dhe paga minimale është 170 euro, benificionet për zyrtarët shtetërorë në detyrë dhe ish-zyrtarët janë të mëdha, raporton KTV.

Për këtë Komisioni për Legjislacion pritet që të nisë diskutimet për ndryshimin e pakos ligjore që ka të bëjë me përfitimin e ish-zyrtarëve të shtetit. Kjo u tha në dëgjimin publik, të organizuar nga ky komision dhe KDI-ja.

Kryetarja Albulena Haxhiu tha se është e papranueshme që përveç ish-zyrtarëve, kanë përfitime e privilegje të mëdha edhe familjarët e tyre.

Edhe të tjerë të pranishëm në këtë dëgjim publik kritikuan ashpër këto privilegje, por dikush i arsyetoi ato.

Vetëm Shqipëria ka një pozitë më shumë se Kosova për përfitime, atë të ish-këshilltarit. Ndërsa më së paku privilegje ish-zyrtarëve u japin Serbia dhe Maqedonia.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme