Fitore e ngushtë e Indianas ndaj Clevelandit

Fitore e ngushtë e Indianas ndaj Clevelandit

21 prill 2018 12:06

Bojan Bogdanoviq shënoi 30 pikë për ta drejtuar skuadrën e tij Indiana Pacers në fitoren e ngushtë në rezultat 92:90, kundër Cleveland Cavaliers, që shkoi në pushim mes pjesëve me 17 pikë avantazh.

Bogdanoviq realizoi 15 pikë në periudhën e fundit dhe Pacers tani kanë avantazh 2:1 në serinë e fazës së parë të Play-Offit, kurse ndeshja e katërt zhvillohet poashtu në “Indianapolis”.

Mbreti LeBron James i “Kalorësve” realizoi 28 pikë në total, ndërsa shtoi edhe 12 kërcime e 8 asistime, por që nuk arriti t’i ndihmojë skuadrës së tij ta shmangë humbjen.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme