Bayerni mohon interesimin për Malcomin

Bayerni mohon interesimin për Malcomin

20 mars 2018 19:03

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes ka pohuar se kurrë nuk e ka parë duke luajtur anësorin Malcom, edhe pse klubi gjerman është lidhur me një transferim të brazilianit.

Bayerni, Arsenali dhe Tottenham Hotspur kanë shprehur interesim për 21-vjeçarin, i cili po kalon një formë të mirë me Bordeaux në ligën franceze.

Heynckes ka insistuar se Bayerni nuk do të tentojë transferimin e brazilianit gjatë verës.

“Kurrë nuk e kam parë duke luajtur, për këtë shkak, nuk mund të jap mendim për të”, ka thënë Heynckes.

“Nuk mendoj se ka interes për të. Ai gjithmonë përmendet në treg, por askush nuk shkon pas tij”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme