Sporti që po i mban gjallë gjuhën dhe kulturën e një vendi

Sporti që po i mban gjallë gjuhën dhe kulturën e një vendi

18 mars 2018 18:51

Burrat mblidhen në një fushë të hapur, në një zonë rekreative në Luginën San Fernando çdo të diel, duke vizatuar kufijtë e fushës me shkumës të pluhurosur. Është ky një ritual i vjetër.

Pasi të përfundojnë, këta burra përgatiten dhe nisin të hedhin një top gome 2.72 kilogramë për t'u nxehur, shkruan Koha Ditore.

Në një të diel së fundi, një nga ta, Jorge Cruz, 39-vjeçar, ngriti lart një dorezë me peshë 6.8 kilogramë, të mbushur me gozhda dhe zbukurime tjera. Ai shikoi te kolegët e tij dhe pyeti: 'A jeni të gatshëm?' në gjuhën zapotec, gjuhë indigjene oaxacane, para se të përplaste fillimisht topin në një pllakë çimentoje, të njohur si "el saque" dhe më pas e goditi atë në drejtim të skuadrës kundërshtare.

Kjo është mënyra si të niset loja "pelota mixteca", një lojë me top që në Kaliforni thonë se ka rrënjët qindra vite më parë nga Oaxaca e Meksikës. Ka teori me bollëk nëse është një degë e një loje të moçme mesoamerikane apo një sport evropian i sjellë në botën e re... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme