Meçet dhe krimet e Monzonit, idhullit të dhunshëm nga Argjentina

Meçet dhe krimet e Monzonit, idhullit të dhunshëm nga Argjentina

18 mars 2018 14:48

Carlos Monzon ishte njëri prej boksierëve më të mirë nga Argjentina, por krahas karrierës në këtë sport, ai ka pasur edhe një numër të madh krimesh.

Monzon ishte shumë i dhunshëm, por edhe njëri prej boksierëve më të vlerësuar në kategorinë e mesme. Ishte i adhuruar në Argjentinë edhe pse bënte jetë të shthurur, shkruan Koha Ditore.

Në vitin 1988, Monzon ra nga një ballkon i katit të dytë dhe lëndoi krahun; ai ishte i dehur dhe mbajti shtrënguar të dashurën e tij të fundit, Alicia Muniz gjatë rënies nga ballkoni. Ky është versioni zyrtar i tij.

Ajo vdiq dhe Monzon këtë e quajti aksident. Por me këtë deklaratë të tij nuk u pajtuan në gjykatë dhe në vitin tjetër, Monzon u dënua me 11 vjet burg për vdekjen e Alicias, në sallën që ishte e mbushur me shumë njerëz, ku shumica prisnin fatin e idhullit të tyre. Pas hetimeve që ishin bërë, ishte konstatuar se Monzon kishte pasur një fjalosje me Munizin, të cilin fillimisht e kishte rrahur dhe pastaj e kishte hedhur nga ballkoni. Pasi kishte hedhur Munizin nga ballkoni, Monzon kishte kërcyer edhe vetë për të maskuar krimin, duke dashur të dukej kinse kanë rënë së bashku, aksidentalisht... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme