Klubet spanjolle kanë 20 fitore nga 24 përballjet me klubet angleze

Klubet spanjolle kanë 20 fitore nga 24 përballjet me klubet angleze

15 mars 2018 15:02

Premier Liga mund të prijë me të ardhura financiare, por La Liga vazhdon të kryesojë sa i përket çmimeve të Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës.

Të hyrat e klubeve angleze kanë “fluturuar” në dekadën e fundit, duke e bërë Premier Ligën më të pasurën në botë, por përkundër shpenzimeve të majme për lojtarët më të mirë, këto klube kanë dështuar t’u bëjnë ballë spanjollëve në fushë.

Klubet spanjolle kanë regjistruar 20 fitore në 24 përballje me anglezët nëpër garat evropiane. Këtë numër fitoresh e rritën Sevilla me Barcelonën që mposhtën Manchester Unitedin dhe Chelsean këtë javë, transmeton Koha.net.

Edhe pse humbja e Manchesterit nga Sevilla erdhi si befasi, në fakt kjo ishte hera e pestë brenda dhjetë vjetësh që klubi anglez shkon në shtëpi nga një klub spanjoll.

Unitedi vetëm një herë ia doli të mposhte një klub spanjoll. Këtë e bëri kundër Celta Vigos sezonin e kaluar kur fitoi 2 me 1 me rezultat të përgjithshëm në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Evropës.

Për Chelsean kjo ishte hera e tretë që prej sezonit 2008-09 që mposhtet nga një klub spanjoll dhe hera e dytë që bie viktimë e Barcelonës.

“Blutë”, sidoqoftë, janë njëri prej dy klubeve të vetme angleze që eliminuan një klub spanjoll në fazat e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Për herë të fundit ata eliminuan Barcelonën në gjysmëfinalen e vitit 2012.

Befasisht në listë është edhe Leicester City që sezonin e kaluar mposhti Sevillan në Ligën e Kampionëve.

Fitorja e fundit për një ekip anglez është ajo e Liverpoolit që mposhti Villarrealin me rezultat të përgjithshëm 3 me 1 në gjysmëfinalen e Evropa Ligës në vitin 2016. Ndërsa në finale u mposhtën nga Sevilla.

Numri i fitoreve dhe humbjeve mund të ndryshojë pasi Manchester City dhe Liverpooli presin kundërshtarët për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Në garë janë edhe Real Madridi, Barcelona dhe Sevilla.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme