Berisha i siguron fitoren Salzburgut në përballjen e parë me Dortmundin

Berisha i siguron fitoren Salzburgut në përballjen e parë me Dortmundin

08 mars 2018 20:52

Valon Berisha ka shënuar dy gola për t’i siguruar fitoren Salzburgut ndaj Dortmundit në përballjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

Mesfushori kosovar me këta dy gola i siguroi kapital të madh Salzburgut që në ndeshjen e kthimit luan vendas.

Salzburgu fitoi 1 me 2. Berisha shënoi golat në minutat 49 dhe 56, ndërsa Andre Schurrle shënoi golin e vetëm për gjermanët në minutën e 62-të.

Takimi i kthimit zhvillohet javën e ardhshme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme