Bellerini mungon ndaj Milanit

Bellerini mungon ndaj Milanit

07 mars 2018 14:52

Hector Bellerin raportohet se nuk do të jetë pjesë e Arsenalit për ndeshjen kundër Milanit që zhvillohet të enjten në kuadër të Europa Ligës.

Mbrojtësi spanjoll do të mungojë në këtë takim shkaku i një lëndimi në muskuj dhe “The Mirror” raporton se ai nuk ka udhëtuar në Itali për ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt në garën evropiane.

Bellerini ishte i gatshëm të luante, por Arsene Wenger nuk ka dashur ta rrezikojë mbrojtësin për këtë takim.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme