Gjiganti anglez konfirmon interesimin për Rooneyn

Gjiganti anglez konfirmon interesimin për Rooneyn

28 shkurt 2017 11:25

Menaxheri i Evertonit, Ronald Koeman, ka thënë se klubi do të mund të ishte i interesuar për transferimin e kapitenit të Manchester Unitedit, Wayne Rooney.

Anglezi së fundmi është lidhur me një transferim në ligën kineze, por javën e kaluar me një komunikatë për media konfirmoi qëndrimin në Old Trafford.

E ardhmja e Rooneyt pritet të vendoset në verën e këtij viti pasi nuk po gjen vend në formacionin bazë të Unitedit.

“Besoj se Rooney ende luan në nivel të lartë. Ka bërë zgjedhje të duhur për qëndrim te Man Unitedi dhe në Premier Ligë sepse ai ka edhe dy-tri vjet futboll në nivel të lartë”, ka thënë Koeman për Sky Sports.

“Çfarë do të ndodhë në fund të sezonit? Nuk e di. Për mendimin tim ai është njëri prej lojtarëve që mund ta bëjë Evertonin edhe më të fortë”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme