Prishtina “e Podujevës”

Prishtina “e Podujevës”

28 shkurt 2017 09:17

Pas Obiliqit, Mitrovicës e Drenasit, Prishtina është zhvendosur në Podujevë, shkruan sot Koha Ditore.

Pos stërvitjeve, Prishtina edhe ndeshjet si vendase do t'i zhvillojë në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë, që ka fushë me bar artificial. Zyrtarët e klubit bardhekaltër kanë njoftuar të hënën se ndeshjen si vendas në kuadër të Vala Superligës ndaj Drenicës do ta luajnë në stadiumin e Podujevës.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 19-të. Në këtë stadium skuadra e Prishtinës ka gjasa t'i zhvillojë edhe disa ndeshje si vendase, pasi stadiumi i Obiliqit, aty ku skuadra ka luajtur e stërvitur prej fillimit të edicionit, është në gjendje të keqe.

Prishtina që nga vera e vitit të shkuar ka ngelur pa stadium, pasi ai i qytetit të Prishtinës i është nënshtruar një renovimi të tërësishëm dhe kësisoj skuadra është detyruar të kërkojë fushë për stërvitje e lojë nëpër qytete të ndryshme.

Stadiumi i Llapit, do të jetë "vendstrehim" i Prishtinës derisa të përmirësohet koha, por edhe fusha e Obiliqit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme