Mavraj, i dëshpëruar pas humbjes më të thellë në karrierë

Mavraj, i dëshpëruar pas humbjes më të thellë në karrierë

27 shkurt 2017 10:29

Qendërmbrojtësi kosovar, Mërgim Mavraj, është ndier i turpëruar pas humbjes më të thellë në karrierën e tij.

Hamburgu i Mavrajt, të shtunën, pësoi 8:0 në udhëtim nga Bayern Mencheni në ndeshjen e xhiros së 22-të të Bundesligës gjermane, shkruan sot “Koha Ditore”. Robert Lewandowski shënoi tre gola, Kingsley Coman dy dhe nga një Arturo Vidal, David Alaba dhe Arjen Robben.

Mavraj shkaktoi penalltinë nga e cila u shënua goli i dytë i Bayernit nga Lewandowski në minutën e 24-t, ndërsa në minutën e 87-të, ai kishte lënë Robbenin ta kalonte dhe holandezi shënoi golin e tetë dhe të fundit të takimit.

“Ne kemi menduar se mund të luajmë futboll në Munchen. Por nuk shkon ashtu. Erdhëm me gjoks të zgjeruar, por me çdo përvojë negative gjoksi është zvogëluar”, ka thënë Mavraj për faqen zyrtare të Hamburgut.

“Sigurisht se është një debakël, nuk ka dyshim në këtë dhe është humbja më e thellë në karrierën time” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme