Smajlaj ngre flamurin shqiptar në Beograd, Kosova nuk merr pjesë

Smajlaj ngre flamurin shqiptar në Beograd, Kosova nuk merr pjesë

27 shkurt 2017 09:31

Atleti nga Shkodra, Izmir Smajlaj, ka bërë të mundur që flamuri kombëtar shqiptar të ngrihet lart në Beograd dhe që himni shqiptar të intonohet në palestrën “Kombank Arena” në kryeqendrën e Serbisë.

Smajlaj të shtunën ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës, në ambient të mbyllur, përkatësisht në palestër.

Smajlaj doli i pari në kërcim së gjati me kërcim prej 7.98 metrash. Ai kështu ka vendosur rekord kombëtar, duke thyer rekordin që e mbante vetë prej 7.83 metrash.

“E dija që do të finalizoja në këtë mënyrë. Nuk kishte kënaqësi më të madhe se sa të çoja lart flamurin shqiptar në mes të Beogradit”, ka thënë 23-vjeçari Smajlaj. Ai ka fituar medaljen e vetme për Shqipërinë.

Më së shumti medalje ka fituar Greqia, gjithsej 12, e përcjellë nga Serbia, Turqia, Bullgaria, Kroacia. Medalje kanë fituar edhe Qipro, Sllovenia, Rumania, Bosnja, Armenia, Mali i Zi, Izraeli e Moldavia. Por jo edhe Kosova... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme