Roma fiton kryendeshjen ndaj Interit

Roma fiton kryendeshjen ndaj Interit

26 shkurt 2017 22:41

Roma ka mposhtur 3 me 1 Interin si mysafire për të fituar kryendeshjen e xhiros së 26-të në Serie A.

Radja Nainggolan shënoi dy golat e parë për romakët. Ai shënoi dy supergola, falë gjuajtjeve të forta nga distanca në minutat 12 dhe 56.

Mauro Icardi shënoi golin e vetëm të Interit në minutën e 81-të, ndërsa të fundit në ndeshje e shënoi Diego Perotti i Romës nga penaltia.

Roma ruan pozitën e dytë me 59 pikë në tabelë, shtatë më pak se Juventusi që është i pari. Napoli mbetet i treti me 54 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme