Reali me rikthim sensacional nuk lëshon pozitën e parë

Reali me rikthim sensacional nuk lëshon pozitën e parë

26 shkurt 2017 22:37

Real Madridi është kthyer nga disavantazhi prej dy golave për të fituar ndaj Villarrealit dhe për të mbajtur pozitën e parë në tabelën e La Ligës.

Ekipi i Zinedine Zidanet arriti të triumfojë 3 me 2 si mysafire e Nëndetëses së Verdhë, me tre golat e fitores të shënuar në gjysmëorën e fundit të lojës.

Trigueros dhe Bakambu shënuan dy gola të shpejtë për Villarrealin në minutat 50 dhe 56-të, ndërsa rikthimi i Realit nisi tetë minuta më pas, kur Gareth Bale ngushtoi rezultatin.

Në minutën e 74-të, Cristiano Ronaldo barazoi gjithçka nga penaltia, ndërsa Alvaro Morata shënoi golin e fitores në minutën e 83-të.

Reali mban pozitën e parë në tabelë me 55 pikë, një më shumë se Barça që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme