Ngrohje simbolike në disa ndërtesa në “Kodër të diellit”

Ngrohje simbolike në disa ndërtesa në “Kodër të diellit”

02 mars 2018 11:50

Banorët e lagjes “Kodra e diellit” në Prishtinë, të cilët jetojnë në banesat kolektive të kyçura në rrjetin e ngrohjes qendrore që ofron ndërmarrja “Termokos”, të mërkurën janë ankuar për intensitetin e ulët të ngrohjes.

“Aq e dobët ka qenë ngrohja qendrore saqë radiatorët kanë qenë vetëm të vakët. Kjo situatë ka zgjatur gjithë ditën dhe gjithë natën e së mërkurës”, ka thënë Fëllanza Metolli, banore e kësaj lagjeje.

Ajo ka theksuar se edhe fqinjët e tjerë janë ankuar për mungesë të ngrohjes, ndërsa familjet që kanë pasur fëmijë të vegjël ose pleq janë detyruar që të ngrohen me rrymë, për shkak se ngrohja qendrore pothuajse nuk ka funksionuar.

Afërdita Uka-Fejzullahu, zëdhënëse e ndërmarrjes “Termokos”, ka thënë se që nga fillimi i furnizimit me ngrohje për sezonin ngrohës 2017/2018, NP “Termokos” ka furnizuar me ngrohje të mjaftueshme dhe të pandërprerë mbi 13 mijë konsumatorë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme