Hapet në Prishtinë festivali i patinazhit, kërlingut e hokejt mbi akull

Hapet në Prishtinë festivali i patinazhit, kërlingut e hokejt mbi akull

09 shkurt 2018 17:07

Sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë u bë hapja e festivalit Olimpik Dimëror ku përmes këtij aktiviteti qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë ta provojnë veten në sportet dimërore.

Anëtarja e Komitetit Olimpik të Kosovës, Shqipe Bajçinca-Brestovci, bëri të ditur se festivali Olimpik Dimëror promovon tri sporte: Patinazh, Kërling dhe Hokej në akull.

“Sot është hapja solemne e lojërave olimpike dimërore në PyongChang të Koresë dhe Kosova ne mesin e 9 shteteve organizon festivalin olimpik ku promovohen tri sporte dimërore, patinazhi, kërlingu dhe hokej në akull dhe ky është aktiviteti ku Kosova e promovon vetën dhe njëkohësisht është edhe pjesëmarrëse në lojërat olimpike dimërore”, tha ajo.

Bajçinca-Brestovci bëri të ditur se ky aktivitet mbështetet edhe nga Komiteti Olimpik ndërkombëtar i cili sjell edhe një ekspert të sportit Hokej meqë në Kosovë mungon një profil i tillë.

Ajo ka njoftuar gjithashtu se pjesëmarrës në këtë festival mund të jenë të gjithë qytetarët që kanë dëshirë të merren me patinazh dhe është pa pagesë.

“Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të vijnë, normal që është pa pagesë dhe ta praktikojnë sportin e patinazhit, kërling, ndërsa për sportin hokej në akull jemi duke e pritur edhe ekspertin me qenë se në Kosovë nuk kemi ekspert, kështu që pritet në vazhdim që të praktikohet edhe hokej në akull”, tha ajo, për KSP.

Ky Festival u organizua për nder të lojërave Olimpike Dimërore që sot u bë hapja solemne në PyongChang të Koresë së Jugut, ku edhe Kosova është pjesëmarrëse.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme