MAPL-ja i cilëson kundërligjore dy vendime të Kuvendit të Prishtinës

MAPL-ja i cilëson kundërligjore dy vendime të Kuvendit të Prishtinës

09 shkurt 2018 09:31

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ia ka dërguar një shkresë Komunës së Prishtinës të enjten, përmes së cilës ia ka bërë të ditur se dy vendime të marra në mbledhjen e parë të Kuvendit Komunal në këtë mandat janë të kundërligjshme. I ka dhënë afat ligjor asaj që brenda 30 ditësh t`i harmonizojë vendimet me ligjet në fuqi.

Fjala është për vendimet e emërimit të anëtarëve të Kuvendit Komunal në organe të rëndësishme të saj, siç është Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës, si dhe emërimit të aksionarëve në ndërmarrjet publike komunale, shkruan sot Koha Ditore.

Në shkresën e Ministrisë, drejtuar Komunës, thuhet se Departamenti Ligjor dhe Monitorimi i Komunave i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal ka pranuar për shqyrtim të detyrueshëm të ligjshmërisë, ashtu siç parashihet me nenin 18 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, aktin komunal për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prishtinës, por të njëjtin MAPL-ja, pas shqyrtimit, e ka cilësuar se “është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi”...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme