Statusi i Pallatit të Rinisë procedohet në Kryesi të Kuvendit të Kosovës

Statusi i Pallatit të Rinisë procedohet në Kryesi të Kuvendit të Kosovës

08 shkurt 2018 08:29

Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik e ka proceduar të mërkurën në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës propozimin që Pallati i Rinisë të kthehet në Ndërmarrje Publike komunale, pas një debati që është zhvilluar midis deputetëve, anëtarë të këtij Komisioni.

Kjo ishte hera e tretë që kjo ndërrimi i statusit të Pallatit të Rinisë, nga Ndërmarrja Shoqërore në Ndërmarrje Publike komunale, ka shkuar për miratim në këtë Komision, por ai nuk ka kaluar gjatë dy herëve të tjera për arsye të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe në këtë mbledhje, kryetarja e Komisionit, Sala Berisha-Shala, e cila vjen nga radhët e PDK-së, ka insistuar që të mos kalojë kjo pikë e rendit të ditës duke ngritur dilema nëse është sqaruar mirë e kaluara rreth Pallatit të Rinisë.

“Mendoj se së pari duhet dërguar në AKP kërkesë për të parë se a ka probleme kjo ndërmarrje me palët e tjera, kur dihet se ai ka qenë djegur shumë vjet më përpara, dhe pronarëve u është dëmtuar pasuria e tyre. Prandaj duhet sqaruar mirë këto gjëra dhe duhet parë nëse ka borxhe Ndërmarrja, dhe nëse ka, kush do t’i marrë përsipër që t’i shlyejë ato”, ka thënë Shala...(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme